Lojtari më i pafat në botë, Dembele lëndohet përsëri

Ousmane Dembele vazhdon të jetë lojtari më me pafat në futboll.
Ylli i Barcelonës ka pësuar një lëndim tjetër dhe do të jetë jashtë fushave për një kohë të pacaktuar.
24 vjeçari nuk është bërë rehat me lëndimet që kur u transferua në Barcelonë në vitin 2017 nga Borusia Dortmund.
Që nga koha kur u bashkua me klubin katalonas, ai ka zhvilluar vetëm 80 paraqitje, shumë prej tyre nga banka rezervë. /IndeksOnline/