75 Mall Live Search
08:36 / E Enjte, 16 Prill 2020 / indeksADMonline

Lojtari më pak i paguar në Premierligë refuzon 30 % të pagës

Në Angli nuk ka ende një vendim në lidhje me ndërprerjen apo jo të pagave të futbollistëve, pasi ideja e hedhur nga Premier League, nuk është mirëpritur nga Shoqata e Futbollistëve dhe gjithçka ka mbetur pezull.

Megjithatë lojtari më pak i paguar i kampionatit anglez, mesfushori 20-vjeçar i Newcastle, Matthew Longstaff ka provuar të japë shembullin e tij pozitiv për këtë rast, duke vendosur të heqë dorë nga 30% e pagës së tij.

Futbollisti që debutoi me një gol spektakolar ndaj Manchester United, paguhet vetëm 3900 euro në muaj, por kjo nuk e ndali aspak të heqë dorë nga një shifër prej afërsisht 12 mijë eurosh nga paga e tij vjetore, për të kontribuuar për situatën e krijuar nga pandemia Covid-19.