75 Mall Live Search
12:01 / E Martë, 28 Janar 2020 / indeksADMonline

Lojtari s’i shkon skuadrës në stërvitje, e do sot transferimin te Barcelona!

Barcelona ka nisur ofensivën finale për transferimin e Rodrigos. Sulmuesi i Valencias nuk është paraqitur fare sot në stërvitjet e skuadrës spanjolle.

Ky është sinjal i madh që reprezentuesi spanjoll e do me çdo kusht kalimin te Barcelona.

Presidenti i Valencias, Anil Murthy, është në takim me agjentin e futbollistit, Jorge Mendes ku është duke u diskutuar oferta e Barcelonës.

50 milionë euro pritet të jetë shifra e këtij operacioni.

Nga ana tjetër, Valencia është në bisedime me Sportin Lisbon për transferimin e Bruno Fernandes, i cili do të ishte zëvëndësim adekuat për Rodrigon.

Sulmuesi spanjoll pritet të jetë zëvëndësues i Luis Suarezit, uruguajanit që është operuar pak ditë më parë dhe me shumë gjasa do të humbasë sezonin./Indeksonline/