22:24 / E Diele, 24 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Lojtari që ka luajtur në Premier League ka mundësi të zgjedh Kosovën

Lojtarët që nuk kanë luajtur me Kombëtare të tjera ndeshje zyrtare pas pranimit të Kosovës në FIFA dhe UEFA mund të zgjedhin të veshin fanellën Dardane.

Një prej tyre është edhe sulmuesi i Sionit, Pajtim Kasami, shkruan Indeksonline.

27 vjeçari, i cili ka luajtur në disa skuadra të njohura si Palermo, Fulham si dhe në akademitë e Liverpoolit dhe Lazios mund të zgjedh të luaj për Kosovën.

Pajtim Kasami dhe Arthuro Vidal në ndeshjen e Ligës së Kampionëve
(Photo credit should read CHRISTOF STACHE/AFP/Getty Images)

Futbollisti me prindër nga Struga e Maqedonisë, nuk ka luajtur për Zvicrën një ndeshje zyrtare nga viti 2015 dhe mund të zgjedh të luaj për Kosovën.

Pajtim Kasami sot shkëlqeu me Sionin duke shënuar tri gola kundër Young Boys. /IndeksOnline/