75 Mall Live Search
17:46 / E Martë, 15 Dhjetor 2020 / A. A

Lojtari turk në siklet/ Iu kërkua shkëmbimi i fanellave por klubi ia ndaloi për arsye shumë interesante

Rizespor mposhti Eskishehirin 3-0 të martën në kuadër të Kupës së Turqisë.

Më shumë interes se ndeshja dhe rezultati, në publik zgjoi një ngjarje e pazakontë.

Mesfushori i Rizespor Samu ia kërkoi fanellën lojtarit të Eskishehirit Buğra Çağlıyan, por ai refuzoi.

Mediat në Turqi, raportojnë se Eskishehiri është në krizë të madhe financiare dhe ia ka ndaluar lojtarëve që të ndërrojnë fanellat.

/Indeksonline/