75 Mall Live Search
08:54 / E Hënë, 12 Janar 2026 / Z S

Lojtarit të Unitedit i hakohet llogaria e Twiterit

Duket se lojtarit të Manchester Unitedit, Bruno Fernandes nuk po i shkon mirë as jashtë fushës së gjelbërt.

Kjo pasi atij i është hakuar llogaria e tij në rrjetin social në Twitter. Këtë e ka konfirmuar edhe vetë klubi anglez përmes një njofitmi.

”Llogaria X e Bruno Fernandes është hakuar. Tifozët nuk duhet të ndërveprojnë me asnjë nga postimet ose mesazhet direkte” thuhet në postimin e United.

Theksojmë se ditën e djeshme, United u eleminua nga Fa Cup pas humbjes 2:1 nga ana e Brighton./Indeksonline/