Lok Komoni merr mbështetje të fuqishme nga legjenda e muzikës, Xeni

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Lok Komoni (51) ka marr mbështetje të fortë në këtë garë edhe nga legjenda e muzikës, Shkelzen Jetishi- Xeni.
Komoni ka thënë se kur politika dhe arti bashkohen për një vizion, fuqia e ndryshimit bëhet e madhe.
Ai ka falenderuar Xenin për përkrahjen, duke thënë se do të vazhdojë me përkushim për një Kosovë Fituese.
”Kur arti dhe politika bashkohen për një vizion të përbashkët, fuqia e ndryshimit bëhet edhe më e madhe! Faleminderit Shkelzen Jetishi – Xeni për mbështetjen dhe besimin! Zëri yt ka frymëzuar breza të tërë, dhe sot është një shtysë e madhe për të vazhduar me përkushtim për një Kosovë Fituese! #HamdiKomoni51 #Loki51 #AAK #AAK137”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë: