14:39 / E Mërkurë, 05 Gusht 2020 / indeksADMonline

Lokacioni përallor ku Fatmir Hysebelliu pushon dhe punon gjatë verës

Foto e video përrallore, fundjava të paharrueshme, relaks dhe qetësi olimpike. Gjithçka si në plazhet e Ibizës dhe Antalias! Këto janë ditët e verës të Fatmir Hysenbelliut, Zëvendëspresidentit të “Hysenbelliu Group”, një nga personazhet më tërheqës dhe të komentuar edhe në showbiz-in shqiptar. 


E për të gjithë ata që mendojnë se këto pushime mund të shijohen vetëm në destinacionet më luksoze të botës, në fakt po ju zbulojmë se këto ditë magjike mund të kalohen mrekullisht në Golem, pikërisht në resortin më të check-uar të momentit edhe nga VIP-at më ‘in’ shqiptarë e ndërkombëtarë, “Prestige Resort”. 

Ndjekësit e Fatmirit në rrjetet sociale, kur shohin postimet e tij me lokacion ”Prestige Resort” vërshojnë me pyetje për të mësuar më shumë se ku ndodhet ky vend i mrekullueshëm, ku ai shihet gjithmonë të pushojë ndërsa merr rreze, shijon një gotë apo drekon e darkon me miq apo takime pune,  si një nga personazhet më të ndjekur për stilin e jetesës.

E për të gjithë ata që interesohen të kalojnë fundjavat apo pushimet në këte resort, një nga lokacionet e vajzave dhe djemve më ‘in’ të momentit, po ju sjellim informacionin e duhur për këtë mjedis të mrekullueshëm. 


Destinacioni quhet “Prestige Resort”, që regjistrohet ndër komplekset turistike i preferuar nga ndërkombëtarët. “Prestige Resort”, parku i relaksit dhe i aventurave në Golem renditet ndër bukuritë natyrore dhe të mrekullueshme realizuar nga dora e njeriut.

Gjithçka që shihni në fotot apo videot e Fatmirit është reale, pasi aty je në kontakt të drejtpërdrejtë me natyrën, në mes të pishave, kopshteve gjelbëruese, mjediseve fantastike pushuese që nga hoteleria, kuzhina, argëtimi dhe pushimi absolut. Tek “Prestige Resort” buzëdetit të Golemit, ndodh gjithçka mund të dëshirosh në një ditë-natë vere. Ky oaz qetësie jo thjesht panoramik, por me një sërë alternativash joshëse, regjistron si çdo vit numrin më të lartë të pushuesve.


Me një kapacitet prej 200 dhomash, vilash luksoze, tri pishina gjigante, njëra prej të cilave me ujë deti, dhe magjia e vetë detit në segmentin e një vije bregu prej 450 km, e bëjnë “Prestige Resort” zgjedhjen e parë për pushime. Në verë, magjike bëhen edhe eventet, të cilat organizohen në një ambient të hapur në natyrë, me detin përballë. 


Rooftop Restaurant & Lounge ofron pamje mahnitese 360 grade dhe netë me muzikë të përzgjedhur me DJ. I kuruar dhe i dizenjuar nën drejtimin e vet Fatmir Hysenbelliu eshte një nga ambjentet që rezervohet mbrëmjeve nga të rinjtë.

Ushqimi cilësor dhe atmosfera festive ftojnë familjarë dhe të rinj për pushime me standarde të larta në Shqipëri, që është “Prestige Resort”!