75 Mall Live Search
13:23 / E Mërkurë, 17 Nëntor 2021 / C E

Lokaj, Plisave: Prishtinën ku kom lind veç Zoti mundet me m’thonë je i padëshirueshëm!

Një koment i publikuar në Facebook i ka hapur punë Andin Lokajt, komentatorit të sportit në Transmetuesin Publik.

Radio Televizioni i Kosovës ka hapur rast ndaj Lokajt për komentet e tij fyese ndaj futbollistëve të kombëtares shqiptare.

Ndërkaq, tifogrupi nga Prishtina, “Plisat” e shpalli Lokajn person “non-grata” në Prishtinë.

Lokaj, në një reagim publik të mërkurën, tha se në vendlindjen e tij vetëm Zoti mund ta shpall “non-grata”.

Po Prishtinën ku kom lind veq Zoti munet mem thon je i padëshirum. Veq qka pom qudit osht: A ka Plisa hala a? Se kur jom kon une Plis ata qi e kan shkrujt këtë status as Prekoprema në kampionatin e Klikerave se kan dit qka osht”, tha Lokaj.