75 Mall Live Search
18:56 / E Premte, 13 Mars 2020 / indeksADMonline

Koronavirusi – Lokalet e kryeqytetit fillojnë mbylljen e përkohëshme të tyre

Pas konfirmimit të dy rasteve të prekura me koronavirus në Kosovë, lokalet e Prishtinës kanë filluar të mbyllin përkohësisht bizneset e tyre.

Së fundmi është njoftuar që lokali ‘Annexbar’ do të jetë i mbyllur për shkak të koronavirusit, e që do të jetë lokali i tretë në kryeqytet që e ka konfirmuar mbylljen e lokalit, pasi që mbylljen e ka konfirmuar edhe lokali i quajtur ‘Bamboobar’.

Këto mbyllje të përkohshme po bëhen pasi që Qeveria e Kosovës në mbledhjen e jashtëzakonshme ka marrë vendim për pezullimin e shumë aktiviteteve në gjithë vendin./IndeksOnline/.