Lokali i mbushur me mysafirë, “Mirage” në Gotovushë nuk dëgjon për masat antiCovid (Video)

Mbrëmë ka pasur një shkelje drastike të masave kundër pandemisë COVID-19 në kafenenë “Mirage” në Gotovushë.
Në videon që u gjet në rrjetin social Facebook, një nga të ftuarit transmetoi drejtpërdrejt shoqëri të ulur brenda në këtë kafene duke u argëtuar rreth orës 21 e 35 minuta, edhe pse masat e Qeverisë i ndalojnë mysafirët të shërbehen brenda.
Përveç faktit se lokali është plot me mysafirë, mund të shihet gjithashtu se asnjë nga mysafirët nuk mbanë distancë ose nuk përdorë masa të tjera të parashikuara për tu mbrojtur kundër përhapjes së koronavirusit.
Thuhet se policia ka shkuar në vendngjarje, por përveç gjobës për mos mbajtje të maskës, nuk i shqiptoi gjobë njërit prej pronarëve të lokalit, që parashihet për shkelje të masave të Qeverisë së Kosovës./IndeksOnline/