75 Mall Live Search
12:10 / E Martë, 26 Shtator 2023 / S Z

Lokaliteti Arkeologjik i Dresnikut/ Çeku dhe Houvenier nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëfinancimit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku dhe  ambasadori I SHBA-së Jefrey Houvenier, kanë nënshkruar një marrëveshje për financimin e  Lokalitetit Arkeologjik  të Dresnikut, i cili do të ketë plan menaxhimi, konservimi dhe promovimi.

“Krahas këtij bashkëpunimi të rëndësishëm për trashëgiminë kulturore të Kosovës, kemi iniciuar procesin e shpronësimit të parcelave pranë Ministrisë së Planifikimit Hapësinor, për të siguruar mbrojtje dhe promovim të mirëfilltë për pasuritë e përbashkëta kulturore. Shumë shpejt do të mundësohet qasja e publikut në lokalitet dhe prezantimi i dëshmive materiale, përfshirë edhe mozaikun e jashtëzakonshëm”, ka thënë Çeku.

Postimi i plotë i ministrit Çeku:

Lokaliteti Arkeologjik i Dresnikut plot me vlera historike, estetike, shkencore dhe kulturore, do të ketë plan menaxhimi, konservimi dhe promovimi. I lumtur që sot, së bashku me Ambasadorin e SHBA-së, Jefrey Houvenier, nënshkruam marrëveshjen e bashkëfinancimit.

 Krahas këtij bashkëpunimi të rëndësishëm për trashëgiminë kulturore të Kosovës, kemi iniciuar procesin e shpronësimit të parcelave pranë Ministrisë së Planifikimit Hapësinor, për të siguruar mbrojtje dhe promovim të mirëfilltë për pasuritë e përbashkëta kulturore.

Shumë shpejt do të mundësohet qasja e publikut në lokalitet dhe prezantimi i dëshmive materiale, përfshirë edhe mozaikun e jashtëzakonshëm.

DCIM\100MEDIA\DJI_0830.JPG