75 Mall Live Search
22:01 / E Mërkurë, 30 Gusht 2023 / S Z

Lokalizohet zjarri në Muzeun e Muzikës, rasti cilësohet si zjarrvënie

Zjarri në Muzeun e Muzikës në Gjakovë është lokalizuar.

Këtë e ka bërë të ditur për Indeksonline zëdhënësi për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovë në Gjakovë Sheremet Elezaj.

Ai ka shtuar së në konsultim me prokurorin rasti është iniciuar për hetim si zjarrvënie.

Elezaj ka pohuar se pos dëmeve materiale njerëz të lënduar nuk ka.

“Sot rreth orës 18:30 është pranuar informatë se Muzeu i Vjetër i Muzikës në Gjakovë ishte përfshirë nga zjarri.  Njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe Njësia e Zjarrëfikësve të cilët kanë arritur të lokalizojnë zjarrin. Përveç dëmeve të konsiderueshme materiale pasoja në njerëz nuk ka pasur.  Në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast për hetim “Zjarrvënie””, tha Elezaj per Indeksonline.