75 Mall Live Search
15:32 / E Diele, 19 Maj 2019 / indeksADMonline

Lokalizohet zjarri në Prishtinë, nuk ka të lënduar

Një banesë në rrugën “C” më Prishtinë është përfshirë nga zjarri, përcjellë Indeksonline.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se nga zjarri nuk ka persona të lënduar dhe se i njëjti është lokalizuar.

“Rreth orës 15:00 e kemi pranuar një informatë për një incident zjarri në rrugën C në Prishtinë, saktësisht në një banesë. Menjëherë në vendngjarje kanë dalë  njësitet policore dhe zjarrfikësit. Zjarrin është lokalizuar dhe nuk ka persona të lënduar”, tha zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti për Indeksonline.