75 Mall Live Search
20:27 / E Hënë, 27 Tetor 2025 / BA

Lokomotiva e quajtur Granit Xhaka, është i pari në Premierligë më këtë statistikë

Klubi i Premierligës, Sunderland ka lavdëruar mesfushorët e tij, Granit Xhaka dhe Noah Sadiki, duke i quajtur si ”motor” të skuadrës, pasi ata kanë përshkuar më shumë terren se kushdo tjetër në Premier League këtë sezon.

Sipas të dhënave të publikuara nga klubi, Xhaka kryeson listën me 100.83 kilometra, ndërsa menjëherë pas tij renditet Sadiki me 100.14 kilometra., shkruan IndeksOnline.

Lista e plotë e lojtarëve me më shumë distancë të përshkuar është si vijon:

Granit Xhaka – 100.83 km

Noah Sadiki – 100.14 km

Elliot Anderson – 99.98 km

Daniel Muñoz – 99.22 km

Sander Berge – 98.49 km

Morgan Rogers – 97.90 km