20:44 / E Enjte, 21 Mars 2019 / indeksADMonline

Lola Haradinaj përkrah Kosovën nga ambientet familjare!

Ndeshja miqësore në mes të Kosovës dhe Danimarkës po zhvillohet sonte në Prishtinë.

Ndeshja e shumëpritur ka marrë vëmendjen e të gjithëve, ne mesin e tyre edhe Lola Haradinajt, shkruan Indeksonline.

Bashkëshortja e deputetit të AAK-së, Daut Haradinaj ka publikuar një fotografi teksa po ndiqte ndeshjen në ambientet e shtëpisë së saj.

Ndryshe, kryeministri Ramush Haradinaj së bashku me Anitën po e shikojnë ndeshjen nga tribunat e stadiumit ‘Fadil Vokrri’./Indeksonline/