75 Mall Live Search
21:35 / E Shtunë, 31 Tetor 2020 / OSH

”Lolo”, ”qe* bir qe*i”, ”s’të kanë borgj shqiptarët më”… Edi Rama – Ilir Meta, lufta e ashpër politike (Video)

Kërcënimet ndërmjet Presidentit dhe Kryeministrit të Shqipërisë kanë vazhduar edhe gjatë vikendit.

Së fundmi kryeministri Edi Rama e ka quajtur “Lolo” Presidentin Ilir Meta dhe një politikan që sipas Ramës, ka marrë gjithçka nga Shqipëria.

“Ç’do akoma Ilir Meta nga Shqiptarët?”, ka pyetur Rama nga Kukësi.

Ndërkaq, dje Presidenti Meta gjatë një emisioni televiziv e ka quajtur “qe* bir qe*i” kryeministrin Rama dhe e ka paralajmëruar të mos kapet me të. Për më tepër, shikoni videon e mëposhtme.