Londër: Arrestohen mbi 150 protestues pro-palestinezë

Demonstruesit kanë kundërshtuar vendimin e qeverisë britanike për ta përcaktuar grupin “Palestina Action” si një organizatë terroriste.
Të paktën 150 persona u arrestuan në Londër të shtunën sipas ligjeve britanike për terrorizmin gjatë, një proteste kundër vendimit të qeverisë për të ndaluar një grup aktivistësh pro-palestinezë.
Grupi “Palestina Action” u shpall organizatë terroriste në korrik pasi dy nga anëtarët e tij hynë me forcë në një bazë ushtarake britanike dhe dëmtuan aeroplanë, për të protestuar kundër mbështetjes ushtarake të Britanisë për Izraelin.
Sipas NYTimes, ky grup ishte organizata e parë që u ndalua sipas një segmenti të përkufizimit ligjor të Britanisë për terrorizmin, që mbulon dëme të rënda pronësore, në vend të dhunës kundër njerëzve, për të çuar përpara një kauzë politike.
Përcaktimi e vendosi “Palestina Action” në të njëjtën bazë ligjore me grupe si Al Kaeda, dhe kriminalizon anëtarësimin ose përfshirjen në grup, si dhe disa shprehje publike mbështetjeje.
Arrestimet e së shtunës përshkallëzuan konfrontimin midis autoriteteve britanike dhe mbështetësve të “Palestina Action” mbi zbatimin e ligjit të terrorizmit në protesta, një formë shprehjeje që përndryshe mbrohet në Britani.