18:02 / E Diele, 02 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Londër: Momenti kur policia ekzekuton autorin e sulmit terrorist

LONDËR– Një sulm terrorist ka ndodhur në Londër, ku referuar mediave britanike, një person i armatosur me një thikë ka qëlluar dy kalimtarë, duke i lënë të plagosur.

Mësohet se policia ka bërë të mundur ekzekutimin e agresorit, e ndërsa gjendja e të plagosurve është jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Streatham, në periferi të Londrës ku e gjithë zona është izoluar nga policia derisa situata të jetë nën kontroll. Mediat britanike kanë publikuar pamje nga momenti i ekzekutimit të autorit, i cili kishte veshur një jelekë të rremë eksplozivi.

Incidenti vjen vetëm tre muaj pas sulmit në Urën e Londrës, ku Usman Khan u qëllua për vdekje nga policia e armatosur, pasi vrau dy persona dhe plagosi tre të tjerë, teksa njëjtë si autori i sotëm mbante një jelek të rremë vetëvrasjeje.