21:37 / E Diele, 17 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Londër, një burrë arrestohet nën akuzën për terrorizëm

Policia britanike ka arrestuar një burrë që mbërriti përmes një fluturimi nga Turqia për në aeroportin Heathrow të Londrës me dyshimin se kishte kryer krime në Siri.

Ai u akuzua më pas për terrorizëm. Mamun Rashid, 26-vjeç, do të dalë nesër në gjykatë me akuzën e përgatitjes së një akti terrorist, tha policia britanike.

Reuters tha se ai u arrestua me dyshimin e përfshirjes në krime të lidhura me konfliktin në Siri.

Agjencia britanike gjithashtu deklaron se Turqia ka filluar dërgimin e ish-anëtarëve të Shtetit Islamik në vendet e tyre të lindjes nga burgjet e tyre.