75 Mall Live Search
09:38 / E Premte, 01 Gusht 2025 / Z S

“Londinezi” tentoi t’i fuste 4 orë luksi në Kosovë pa i deklaruar, vlera afro 50 mijë euro

Gjatë ditës së djeshme rreth orës 10:30 minuta në pikëkaliminkufitar – aeroporti “Adem Jashari”, gjatë arritjes së fluturimit nga Londra  është selektuar për kontroll një udhëtar, i cili kishte zgjedhur të kalojë përmes kanalit të gjelbër (i dedikuar për ata që nuk kanë mallra për të deklaruar).

Mirëpo pas kontrollit të realizuar mbi bazën e analizës së rrezikut dhe imazheve nga skaneri, në bagazhin e udhëtarit janë zbuluar mallra me vlerë të konsiderueshme që nuk ishin deklaruar siç kërkohet me ligj.

Kështu ka bërë të ditur Dogana e Kosovës përmes një njoftimi për media.

Sipas njoftimit nga Dogana, mallrat e zbuluara përfshijnë: 4 copë orë dore me vlera totale të mallrave mbi  45.000 mije euro.

Mallrat jane konfiskuar dhe ka filluar procedura kundërvajtëse. 

Në njoftim thuhet se Dogana e Kosovës rikujton të gjithë udhëtarët se të gjithë mallrat me vlerë që kalojnë kufirin duhet të deklarohen sipas dispozitave ligjore në fuqi.

Sipas Doganës mosdeklarimi i tyre përbën shkelje dhe mund të rezultojë me masa ndëshkuese, përfshirë konfiskimin e mallrave dhe gjobitje./Indeksonline/