15:21 / E Shtunë, 10 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Londra është e bardhë, Champions League për Arsenalin duket si përrallë

Kualifikimi në Ligën e Kampionëve mbetet vetëm një përallë e bukur për Arsenalin. Kjo pasi që topçinjtë e kanë humbur derbin e Londrës nga Tottenhami, skuadër të cilën Arsenali e ka rival direkt në kualifikimet për Champions League.

Harry Kane shënoi golin e vetëm në ndeshje në minutën e 49 të ndeshjes.

Spurs e dominoi ndeshjen në shumicën më të madhe të kohës përballë Arsenalit që sot kishte forcë të dobët sulmuese.

Me këtë fitore, Tottenham aktualisht ndodhet në pozitën e tretë tabelare me 52 pikë ndërsa Arsenal mbetet në pozitën e gjashtë me 45 pikë./Indeksonline/