75 Mall Live Search
21:24 / E Hënë, 02 Mars 2026 / F.R

Londrimi: Kjo fitore për mua do të thotë përjetimi i një ëndrre

Fituesi i edicionit të fundit të Big Brother VIP Kosova, Londrim Mekaj, ka ndarë emocionet e tij menjëherë pas finales madhështore, ku u shpall triumfues i çmimit të madh prej 124 mijë eurosh.

Në Post Big Brother, Londrimi u shpreh se emocionet vazhdojnë ta shoqërojnë edhe pas përfundimit të garës, duke treguar se nata e finales ka qenë e paharrueshme për të, shkruan IndeksOnline.

“Jam ende i emocionuar. Pas finales nuk kam mundur as të fle. Është një ndjesi e papërshkrueshme, nuk ka fjalë që mund ta përshkruajnë atë që kam përjetuar”, tha ai.

Fituesi theksoi se ajo që e ka prekur më së shumti ka qenë vlerësimi i publikut për personalitetin e tij dhe mbështetja e vazhdueshme gjatë gjithë rrugëtimit në shtëpinë më të famshme në vend.

“Më ka bërë shumë përshtypje vlerësimi për personin që jam. Fakti që arrita ta realizoj këtë rrugëtim dhe të dal faqebardhë nga aty është arritje e madhe për mua. Ia kam arritur qëllimit, ndonëse nuk e kam pritur në këtë masë”, u shpreh ai.

Sipas Londrimit, kjo fitore përfaqëson realizimin e një ëndrre të kahershme.

“Për mua kjo është përjetimi i një ëndrre të jem pjesë e Big Brother dhe ta fitoj atë. E kam ndjerë thellë këtë dëshirë”, përfundoi ai.