Lookman drejt largimit nga Atalanta, pritet t’i bashkohet gjigantit evropian
Ademola Lookman është afër largimit nga Atalanta.
Sipas Fabrizio Romanos, Lookman ka arritur marrëveshje me gjigantin turk, Fenerbahçen.
Pas takimit të ri të sotëm, marrëveshja është në fazat përfundimtare për paketën prej 40 milionë eurosh — me shtesa të përfshira.
Transferimi i tij shihet si një bombë e radhës nga Fenerbahçe, të cilët po synojnë ta rrëzojnë dominimin e rivalëve të tyre, Galatasarayt.
Lookman, kishte kaluar periudhën më të mirë të tij në karrierë tek Atalanta, ku arriti të fitonte Ligën e Evropës si dhe ishte shpallur futbollisti më i mirë afrikan./IndeksOnline/

