Lopë të mërdhira, borë dhe ngrica, shpëtohen bagëtitë në bjeshkët e Istogut (Pamje)

Të reshurat e borës dhe i ftohti i madh i ka zënë disa blegtorë në bjeshkët e Istogut.
Dalja në ndihmë e tyre sot u trajtua me prioritet, si nga Komuna e Istogut, ashtu edhe nga vullnetarët, kompanitë lokale dhe bashkëqytetarët, shkruan IndeksOnline.
Dhjetëra njerëz iu bashkuan mobilizimit për të sjellë në shtëpitë e tyre qytetarët e bllokuar, bashkë me bagëtitë e tyre.
Nga vendi i ngjarjes, për IndeksOnline është deklaruar menaxheri i “Sinalco Kosova”, Adnan Dreshaj, i cili ndihmoi blegtorët të ngarkojnë në kamion lopët e tyre të gati të ngrira.
Ai tha se kushtet nuk ishin të lehta, por që e ndjeu obligim moral t’u dalë në ndihmë bashkëqytetarëve të tij.
Siç shihet disa nga bagëtitë janë mërdhirë nga i ftohti, por në mënyrë të sigurt janë transportuar me kamionë.
Më poshtë pamje: