Lopetegui flet rreth situatës së Antonios

Sulmuesi i West Ham United, Michail Antonio është përfshirë në një aksident të rëndë.
Për këtë ka folur edhe trajneri i kësaj skuadre, Julen Lopetegui i cili mendon se sulmuesi xhamajkan do të rikthehet.
“Gjëja më e rëndësishme është që ai është gjallë, ai është i mirë. Ai theu kofshën e tij, por me siguri do të shërohet.
Julen Lopetegui opens up on Michail Antonio's injuries following horrific car crash – as the West Ham boss provides an update on his future https://t.co/MBAJhct6YH
— Mail Sport (@MailSport) December 14, 2024
Ai do të ketë nevojë për kohë. Është koha. Tani është koha, por lajmi i mirë është se ai ka kohë sepse kur e shihni se makina ishte e tmerrshme, aksidenti, prandaj jemi të lumtur. Sepse në fund, pavarësisht faktit që ne jemi të pakënaqur sepse humbëm një lojtar shumë të rëndësishëm për ne, ne jemi të lumtur sepse ai do të jetë gati”, u shpreh Lopetegui.
Për Antonion, ky sezon mund të thuhet se ka mbaruar pasi që xhamajkani do të jetë rreth 1 vjet jashtë fushave të blerta./IndeksOnline/