11:38 / E Martë, 11 Shtator 2018 / indeksADMonline

Lopetegui konfirmon nëse do të startojë me Courtois në ndeshjen e ardhshme

Julen Lopetegui ka vendosur që të startojë me Thibaut Courtois në portë për ndeshjen kundër Athletic Club të shtunën.

Do të jetë paraqitja e dytë radhazi për belgun, i cili është duke e sfiduar Keylor Navasin për këtë pozicion.

Courtois debutoi më 1 shtator kundër Leganes dhe shkaktoi një penallti, por ai nuk kishte opsione tjera, transmeton IndeksOnline.

”Unë kisha emocione në debutim”, kishte thënë Courtois pas ndeshjes.

Pushimi internacional e detyroi belgun të largohej nga Madridi drejt Kombëtares belge, derisa konkurrenti i tij, Navas qëndroi në Madrid për ta bindur Lopeteguin.

Në tetë ndeshjet e fundit, Navas ka stërvitur në Valdebebas me një qetësi të mrekullueshme, por asgjë nuk e ndryshon vendimin e trajnerit./IndeksOnline/