“Lordi” Bendtner jep lajmin e hidhur: Kam humbur 6 milionë euro duke luajtur poker

Nicklas Bendtner njihet për veprimet e tij kontraverze brenda dhe jashtë fushës. I njohur si “Lordi” Bendtner, sulmuesi danez ka treguar një pjesë të errët nga jeta e tij.
Ai ka treguar se ka humbur miliona euro duke luajtur poker.
“Kam luajtur shumë poker në jetën time. Kam luajtur kundër shumë profesionistëve që kur isha 19 vjeç. Vështirë të përcaktoj shumën që kam humbur, por mund të jetë diku 6 milionë euro. Një natë në Londër humba kontrollin dhe kam shumë shumë para nga kursimet që kisha./Indeksonline/