22:56 / E Hënë, 10 Qershor 2024 / FR

Lordi George Robertson arrin në Kosovë

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schëarz, ka bërë të ditur se Lordin George Robertson, ka arritur në Kosovë.

Gërvalla, përmes një postimi në facebok, njoftoi se ka pritur Robertson, në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.

“Në orët e vona të mbrëmjes, sapo prita në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, Lordin George Robertson”, ka thënë Gërvalla.

Ajo, shtoi se Robertson është një mik i shquar i Kosovës dhe kontributi i tij në çlirimin e vendit tonë

“Gjatë luftës në Kosovë ai ishte Ministër i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar ndërsa mënjeherë pas luftës,  Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s.

Lordi Robertson është një mik i shquar i Kosovës dhe kontributi i tij në çlirimin e vendit tonë i pazëvendësueshëm.

Bashkë me të dhe miq të shumtë ndërkombëtarë po e shënojmë gjatë këtyre dy ditëve me aktivitete të ndryshme 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës”, ka thënë tutje Gërvalla.