75 Mall Live Search
09:52 / E Mërkurë, 08 Maj 2019 / indeksADMonline

Loredana akuzohet se vodhi para të majme, a e bleu Mozzik veturën luksoze me ato para?!

Reperja e njohur, Loredana Zefi do përballet me drejtësinë zvicërane sa u përket akuzave se ka vjedhur 900.000 franga nga një çift në moshë.

Loredana e cila nuk ka edhe shumë muaj që kur është bërë nënë për herë të parë, kohën e fundit dukshëm bënte jetë luksoze, shkruan Indeksonline.

Madje, bashkëshorti i saj- reperi i njohur Mozzik u bë pronar i një veture e cila padyshim kushton për xhepin!

Por, këtu lindin dyshimet nëse Loredana ‘kontribojë’, që me të ardhurat e saj bleu veturën që Mozzik e reklamoi në rrjetet sociale.

Interpretuesit e këngës “Romeo& Juliet”, jo rrallë herë kanë nxjerrë në pah edhe gjësende tjera me vlerë. /Indeksonline/