75 Mall Live Search
11:44 / E Enjte, 09 Korrik 2026 / G T

Loredana arsyeja pse Adeyemi është pranë transferimit te Barcelona?!

Sulmuesi anësor i Borussia Dortmundit, Karim Adeyemi, thuhet se i ka bërë të qartë klubit gjerman dëshirën e tij për t’u larguar gjatë kësaj vere, me Barcelonën që mbetet destinacioni i tij i preferuar.

Sipas raportimeve, një nga arsyet kryesore që ka ndikuar në vendimin e 24-vjeçarit është partnerja e tij, reperja dhe influencuesja shqiptare Loredana Zefi. Mediat raportojnë se ajo preferon të jetojë në një qytet më të madh dhe më dinamik evropian, ndërsa Barcelona shihet si zgjedhja ideale për çiftin, shkruan Indeksonline

Për të lehtësuar transferimin, Adeyemi ka ndryshuar edhe agjentin, duke kaluar nën menaxhimin e Jorge Mendes, një lëvizje që konsiderohet si sinjal i qartë i vendosmërisë së tij për t’u transferuar te gjiganti katalanas.

Raportet gjithashtu bëjnë të ditur se Barcelona tashmë ka paraqitur një ofertë zyrtare për reprezentuesin gjerman, ndërsa trajneri Hansi Flick e konsideron Adeyemin një nga objektivat kryesorë për përforcimin e repartit ofensiv.

Lojtari ka arritur marrëveshje për kushtet personale me Barcelonën dhe pret që klubet të gjejnë gjuhën e përbashkët për finalizimin e transferimit./Indeksonline/