08:15 / E Martë, 12 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Loredana bën “paqe” me Mozzikun, publikon këngën “Dhelpër dinake”

Drama Mozzik – Loredana po vazhdon të komentohet në media.

Por, raportet e tyre edhe me gjithë ndarjen me sa duket vazhdojnë të mbesin të mira dhe këtë e kanë dëshmuar edhe së fundi, shkruan Indeksoline.

Derisa në një intervistë Mozziku sqaroi se kënga nuk ishte dedikimi pas që ishte e punuara para dy vjetësh dhe se ky ishte momenti ideal për ta publikuar.

Është edhe Loredana ajo që ka bërë një gjest që nuk pritej, ajo në InstaStory, ka publikuar projektin ri të ish-partnerit “Dhelpër dinake” teksa nuk hezitoi ta këndonte derisa ecnin me makinë, madje edhe duke shprëndarë linkun e këngës.

Ndryshe, Mozziku dhe Loredana kohë më parë deklaruan se i kanë dhënë fund lidhjes, dyshja ka një vajzë./Indeksonline/