Loredana dhe Karim po bëhen prindër të një djali?

Ka disa kohë që është përfolur për një shtatzëni të mundshme të reperes, Loredana Zefi.
Edhe pse deri më tani nuk ka pasur ndonjë konfirmim nga çifti më i ri, duket se një detaj i ka “rrëshqitur” asaj, shkruan Indeksonline.
Në videon e publikuar së fundmi, shihet teksa bën lëvizje se barku i saj është i fryrë.
Ndërsa “vulën” ia vuri me një “Instastory” ku shihet teksa reklamon veshmbathje të vogla të gjinisë mashkullore.
Gjithsesi, e gjitha mbetet enigmatike deri në ndonjë deklaratë të dyshes./Indeksonline/
