18:22 / E Enjte, 09 Maj 2019 / indeksADMonline

Loredana dhe Mozzik nisen për Kosovë, reperja maskohet që të mos njihet

Loredana dhe Mozzik janë parë në aeroportin e Bazelit në orët e pasdites së sotme.

Loredana ishte maskuar  me një pallto të gjerë të markës ‘Gucci’ dhe një kapele në kokë që të mos njihet, shkruan portali zviceran ‘20 minuten’.

“Ajo u fsheh prapa një palë syze dielli dhe kapele për të mos u njohur” tha një dëshmitarë.

Një tjetër dëshmitarë kishte parë çiftin derisa ata ishin nisur për në Kosovë.

Reperja e njohur shqiptare, Loredana Zefi po përballet me gjyqin. E dashura e reperit, Mozzik po akuzohet se ka mashtruar një çift në Zvicër, duke i vjedhur 900.000 franga. Rreth kësaj çështje, ajo u arrestuar dhe u morë në pyetje gjatë ditës së martë për tu liruar më pas./Indeksonline/