75 Mall Live Search
19:49 / E Hënë, 17 Maj 2021 / AR

Loredana dhe Mozzik prindër për herë të dytë

Këngëtarja e njohur kosovare Loredana është bërë nënë për herë të dytë.

Familja e saj u shtua, e këtë e bëri të ditur përmes një postimi në Instagram, shkruan Indeksonline.

Tek përshkrimi i këtij postimi ka lënë emotikone të figurës së burrit, gruas, vajzës dhe djalit, duke lënë të nënkuptohet se tashmë familja e saj përbëhet nga katër anëtarë.

Pas kësaj fotografie, ndjekësit filluan ta urojnë.

Kujtojmë që çifti Loredana dhe Mozzik janë prindër edhe të një vajze të quajtur Hana./Indeksonline/