14:57 / E Martë, 26 Maj 2020 / indeksADMonline

Loredana e “dashuruar” pas markave të shtrenjta

Loredana është prej femrave më të komentuara në showbizz-in aktualisht dhe kjo fal sukseseve në muzikë, por edhe jetës sa saj private.

Reprja shqiptaro-zvicerane krahas angazhimeve në sjelljen e projekteve të reja muzikore, ajo poashtu është aktive edhe në rrjetet sociale ku sjell për adhuruesit e saj pothuajse çdo moment nga përditshmëria.

Një gjë që bije në sy është stili i reperes dhe “fiksimi” pas veshjeve dhe markave luksoze.

Edhe në një postim të radhës, Loredana tregoj për blerjen e fundit që ka bërë e që janë një palë këpucë dhe çantë “Prada” sipër të cilës ka vendosur një emoji “in love”.

Ndërkohë, Loredana poashtu është nënë e përkushtuar e vajzës së saj, Hana të cilën e ka nga lidhja me reperin, Mozzik./Indeksonline/