15:02 / E Shtunë, 14 Nëntor 2020 / V R

Loredana e Hana, nënë e bijë reflektojnë plotë dashuri

Larg angazhimeve profesionale, Loredana kohën e lirë preferon të ia dedikoj vajzës së saj, Hana.

Edhe këtë vikend, reperja e njohur shqiptare ka nisur ditën me disa fotografi të ëmbël pranë të bijës së vetëm, shkruan Indeksonline.

Nënë e bijë kanë pozuar në disa imazhe para pasqyrës, teksa Hana i dhuron përqafim Loredanës e cila shihet e veshur sportive, por me shumë stil.

Ndërsa, Loredana ka qenë mjaft aktive edhe me projekte muzikore, kënga e saj e fundit “”Tut mir nicht leid” u lansuar vetëm pak ditë më parë.

Ndryshe, Loredana dhe ish partneri i saj Mozzik së fundi kanë ngjallur dyshime se janë ribashkuar, por që të dy kanë preferuar të heshtin rreth këtyre thashethemeve./Indeksonline/