08:14 / E Enjte, 21 Tetor 2021 / C E

Loredana e ka të konfirmuar suksesin, nominohet për të tretën herë radhazi në MTV Europe Awards

Rep-artistja shqiptare me famë botërore, Loredana Zefi, është nominuar për të tretën herë në “MTV Europe Music Awards 2021”.

Ajo për dy vite radhazi është zgjedhur si “Performuesja më e mirë zvicerane”, gjersa sivjet është nominuar në po të njëjtën kategori.

Lajmin e bukur e ka bërë të ditur përmes një postimi të publikuar në InstaStory duke i pyetur fansat nëse kanë votuar.

Krahas Lorit, në garë për këtë çmim është edhe këngëtari tjetër nga Kosova, Gjon Muharremaj.

Të tjerë që garojnë në këtë kategori janë edhe: Arma Jackson, Monet192 si dhe Stefanie Heinzmann.

MTV EMA 2021 kësaj radhe do të transmetohet live më 14 nëntor nga Papp Laszlo Budapest Sportarena, Hungari.