Loredana e pranon se ka marrë para, por thotë se nuk ua mori me dhunë e mashtrime
Reperja Loredana Zefi ka mbajtur një konferencë për media në të cilën ka sqaruar raportimet që janë bërë në media për të.
Ajo ka pranuar se ka marrë para nga çifti zviceran, por se një gjë e tillë nuk është bërë me dhunë e kërcënime, por me dëshirë, raporton Indeksonline.
Më poshtë deklarata e Loredanës në konferencë:
Unë jam këtu për shkak që jam duke e xhiru një spot që është planifiku shumë më herë t dhe nuk kemi arsye me shty këtë spot.
Sipas mediave çka kam lexu unë, mund të them që do sene janë ndryshe e do ndryshe, e unë kam ardh me sqaru këtë sen.
Është me rendësi me ditë këtë gjë ju, prej asnjë personi s’janë marr paret me dhunë, me mashtrime, nuk janë marr me kërcënime. shumën nuk e di, janë marr me vullnet, kjo është e para.
E dyta, ky sen ka fillu më 2016 por unë nuk kam qenë e involvuar dhe nuk kam ditë asgjë për këtë rast, më 2018 do pjesëtarë të familjes Zefi më kanë tregu dhe më kanëthënë se ka mundësi me mbyll këtë rast.
Nuk e di çka kanë bo këta persona mes veti, pse nuk është mbyll ky rast, por unë në 2018 kur kam marr vesh për këtë gjendej, kam qenë në gjendje me i ndihmu.
Familja ime është mbi të gjitha, nuk më interesojnë mediat as kurgjo hiq, kur është në pyetje familja ime.
Unë mund të them kam dal dhe kjo është familja jem. Unë jam shumë e kënaqur dhe gjithmonë do të jem pranë familjes në kohë të mira e të këqija. Unë si person nuk e di se qysh veproni ju me familjen e juaj, por unë jam rrit me një familje të madhe, i kam 7 vëllezër e dy motra, nuk më intereson pse jemi shqiptar e të ju them ju duhet të jeni me mu.
Besoni që këto gjëra nuk janë të vërteta, por rasti ka me u sqaru dhe ma merr mendja që disa fjalë do të ndryshojnë, pak si shumë fjalë.
Është e vërtet që kam dhënë deklaratë në polici, por e mbyllur nuk kam qenë asnjëherë. Kam qenë në deklaratë, burri im ka prit jashtë i cili është shumë jolaj, prokurori më la me shku në shtëpi te vajza ime dhe e kam vazhdu jetën time.
Seni që unë kam ardh këtu është se paret nuk janë marr me dhunë e me kërcënime apo mashtrime. pala tjetër e ka dhënë me dëshirë shumën.
Për pyetje tjera e kam avokatin Tomë Gashi dhe avokatin ngaZvicra si dhe burrim tim që ka ardh vetëm me ju kqyr. /Indeksonline/