75 Mall Live Search
12:14 / E Premte, 08 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Loredana, flet rreth akuzave të çiftit zviceran për fitoren në “MTV EMA”

Reperja e njohur, Loredana Zefi së fundmi u bë temë e mediave shqiptare, por edhe e atyre gjermane e zvicerane, për çmimin e fituar në “MTV EMA 2019”.

Ata theksojnë se albumi i saj “King Lori” e ka renditur në krye të top listave gjermane, teksa vetë Loredana ka treguar se tekstet e këngëve të saj janë të frymëzuar nga jeta reale, veçanërisht nga vajza e saj e vogël, Hana.

“70 për qind e teksteve janë të miat”, ka thënë 24-vjeçarja. Ndërkohë e pyetur për akuzat që një çift zviceran rreth të 50-ve, ngre dyshime për zhvatje parash në shifara të mëdha, Loredana deklaroi se nuk mund t’i bëjë njerëzit të besojnë se si është vërteta, kur ata nuk duan ta besojnë.

Për këto suksese të fundit, por edhe të rejat nga jeta e saj private, reperja me prejardhje nga Ferizaj ka folur së fundmi në një intervistë për revistën zvicerane, |”Schweizer Illustrierte”.

Nuk është problemi im nëse njerëzit besojnë atë që shkruhet. Kjo është arsyeja pse unë i provokoj ata që të nxjerrin më shumë mllefin ndaj meje”, ka thënë reperja shqiptare.

Unë jam fanse e madhe e Zvicrës, më pëlqen të jem këtu. Unë mendoj se nuk do të largohem nga Zvicra. Nuk mund ta kuptoj mënyrën se si mund ta urresh dikë që nuk e njeh personalisht”, ka thënë ajo kur u pyet në lidhje me deklaratat e fundit, ku kishte thënë se zviceranët nuk e duan edhe aq shumë.