18:18 / E Martë, 07 Shkurt 2023 / AR

Loredana i bashkohet fondacionit të Pacollit, dhuron 150 mijë euro për të prekurit nga vërshimet në Skenderaj dhe Mitrovicë

Behgjet Pacolli dy ditë më parë iu ka bërë thirrje miqve të tij që të ndihmojnë disa nga qytetet e Kosovës pas vërshimeve të mëdha.

Këtij fondacioni iu ka bashkuar edhe reperja kosovare me famë ndërkombëtare, Loredana Zefi.

Këshilltari i ish-presidentit të Kosovës, Naim Murseli, përmes një imazhi në “Instagram” tregoi që reperja ka dhuruar 150 mijë euro për të prekurit nga vërshimet në Skenderaj dhe Mitrovicë.

“Loredana me miqtë e saj dhuron 150 000 euro në Fondacionin behgjetpacolli për vërshimet në Mitrovicë dhe Skenderaj”, shkroi ai./Indeksonline/