Loredana i kushton një këngë vajzës, me titull “Hana”
Këngëtarja shqiptare Loredana Zefi po korrë një sukses të madh me muzikën e saj, sidomos në Gjermani e Zvicërr, shkruan Indeksonline.
Ajo tashmë ka paralajmëruar se do ta lansoj albumin me disa këngë, dhe së fundmi ajo vetë e ka bërë të ditur për fansat cilat këngë do të jenë pjesë e albumit.
Përmes një Instastory ajo ka bërë të ditur listën me këngët që do të përbëjnë albumin e saj.
Albumi përbëhet nga 12 këngë, dhe ajo që bie në sy është kënga e parë me titull ‘Hana’, që është emri i vajzës së saj.
Duket se shpejtë ajo do të lansoj edhe këtë dedikim ndaj vajzës së saj dhe Mozzikut. /Indeksonline/
