Loredana jep lajm të keq për fansat e saj

Loredana përmes një postimi ka bërë të ditur se turneu i saj është anuluar plotësisht, për shkak të koronavirusit.
Më tutje ajo tha se janë duke punuar me kompaninë e sigurimeve që t’ia kthejnë paratë, atyre që paguan për koncertet.
Loredana tregoi se po punonte si e cmendur për atë turne.
Në fund, ajo bën me dije se do të kalojë kohë me familjen e saj./Indeksonline/