Loredana jetën plot luks, merr dhuratë diamanti për ditëlindjen e 25-të

Reperja shqiptare, Loredana sot feston ditëlindjen e 25-të.
Në këtë ditë të veçantë, reperja pranoi urime të shumta nga familjarët, kolegët dhe adhuruesit e saj, shkruan Indeksonline.

Por, Loredana po ashtu ka pranuar dhurata, madje shumë të çmueshme dhe për këtë tregoi në një postim në Instastory.
Reperja, e cila famën më të madhe e ka edhe në Gjermani dhe Zvicër, ka marrë një dhuratë prej diamanti në formë kryqi dhe në formë të shkronjës H që simbolizon emrin e së bijës së saj, Hana.

Ndërkohë, rikujtojmë se Loredana vazhdon të jetë aktive me sjelljen e projekteve të ndryshme muzikore./Indeksonline/