Loredana ka një njoftim të rëndësishëm për adhuruesit e saj

Përhapja e pandemisë ka ndikuar që edhe urimi i reperes shqiptaro-gjermane, Loredana të anulohet.
Ajo në disa postim në Instagram ka treguar se tashmë turneu që ishte planifikuar të mbahet këtë vit do të shtyhet për vitin 2021.
Por, kjo nuk d të bëjë që adhuruesit që kanë blerë bileta të iu humben pasi ato mund t’i shkëmbejnë me një kupon i cili më vonë mund të ndërrohet me biletë për turneun e saj në vitin 2021.
“Nga 25 maji ju mund të shkëmbeni biletën tuaj me një kupon, do të kemi një lidhje të drejtpërdrejtë, të cilën do ta postoj këtu! më pas, atë kupton mund ta shndërroni në biletë për turneun e Loredanës më 2021. Do ju njoftoj për datat e reja të turneut, sa më shpejt që të jetë e mundur. Faleminderit për kohën dhe durimin tuaj. Qëndroni të shëndetshëm”, ka shkruar Loredana në postim.
Ndryshe, ajo këtë kohë po e kalon me familje dhe vajzën e saj, Hana./Indeksonline/
