Loredana këndon “Vuj vuj vuj”, ky është komenti i Dafinës!

Edhe gjatë vitit 2019 Dafina Zeqiri solli projekte të shumta e që do mbesin gjatë në memorien e të gjithëve.
Dafina përmbylli vitin me këngën “Vuj vuj vuj’ e cila tashmë është kthyer në hit e jo vetëm që po pëlqehet nga adhuruesit këngëtares, por edhe kolegët e saj që nuk kanë hezituar ta përkrahin, shkruan Indeksonline.
Këtë së fundi e kanë bërë edhe Loredana, Flori Mumajesi bashkë me Lumi B, Kljadin dhe Brunon të cilët kanë publikuar video teksa këndonin dhe vallëzonin nën ritmet e “Vuj vuj vuj”.
Të njëjtat video ka postuar në Instagram edhe Dafina e cila është ndjerë e lumtur për përkrahjen e tyre.
“Kolegët e mijë të mrekullueshëm”, ka shkruar Dafina në mbishkrimin e postimit.
Ndryshe, edhe gjatë vitit 2020 Dafina pritet të punoj me të njëjtin intensitet, me këngë e projekte të shumta./Indeksonline/