75 Mall Live Search
18:29 / E Premte, 02 Tetor 2020 / indeksADMonline

Loredana konfirmon rikthimin me Mozzik?

Në mediat rozë për ditë të tëra është shkruar se Loredana dhe Mozzik janë rikthyer me njëri-tjetrin.

Fillimisht ata ndiqen në TikTok, janë takuar dhe poashtu u kapën në një video ku shihen duke kaluar kohë së bashku në një qendër tregtare në Gjermani.

Ndërsa, Mozzik i shtoi më shumë dyshimet në një intervistë së fundi ku pyetjes a është në një lidhje iu përgjigj: “Nuk e di as unë dhe nuk keni për ta ditur as ju”.

E, si për të vulosur se këto thashetheme janë të vërteta, Loredana ka bërë një reagim në videon e çiftit ku shihen në qendrën tregtare në Gjermani.

Reperja ka komentuar një zemër të kuqe sipër postimit , dhe kjo si duket mund të quhet një konfirmim se dyshja janë ribashkuar.

Kujtojmë që Loredana dhe Mozzik janë prindër të një vajze, Hana./Indeksonline/