75 Mall Live Search
11:50 / E Diele, 25 Gusht 2019 / indeksADMonline

Loredana me tatuazh të ri dedikuar vajzës së saj

Loredana Zefi po korrë suksese me projektet e saj muzikore, duke qenë mjaft e dëgjuar në tregun vendorë dhe atë ndërkombëtar, shkruan Indeksonline.

Ajo njihet edhe si bashkëshortja e reperit Mozzik, me të cilin kanë një vajzë që e kanë quajtur Hana.

E teksa ata vazhdimisht publikojnë imazhe të vajzës së saj, duke u paraqitur mjaft të lumtur në mesin e saj Loredana së fundmi ka vendosur që dashurinë ndaj vajzës ta shpreh edhe me një tatuazh në trup.

Në dorë ajo ka shkruar emrin ‘Hana’ të vajzës, duke treguar edhe njëherë që ajo është personi më i shtrenjtë për të.

Këtë ajo e ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram. /Indeksonline/