14:26 / E Hënë, 18 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Loredana në Gucci, një veshje e saj 1.200 euro

Këngëtarja e njohur, Loredana, ka tërhequr vëmendjen e mediave që në daljen e saj të parë, jo vetëm me këngët që kthehen menjëherë në hite, por edhe me veshjet dhe jetën luksoze që bën.

Loredana dallon për stilin e saj të veçantë dhe veshjet firmato që kushtojnë shumë, mirëpo këtë herë këngëtarja i ka lënë gjithë fansat të shastisur teksa është shfaqur në një video duke kënduar e veshur me një komplet kostumi sportiv të firmës së njohur Gucci.