Loredana në krahët e dikujt tjetër, Mozzik zbulon për herë të parë nëse është i lidhur

Reperi Mozzik dhe ish-partnerja e tij, Loredana janë një prej çifteve më të përfolura të shoëbizit shqiptar dhe edhe pas ndarjes vazhdon të jetë kështu.
Çifti të cilët janë prindër të një vajze dhe i dhanë fund lidhjes muaj më parë, teksa Loredana tashmë thuhet se ka filluar një romancë të re me reperin Zuna, e njëjta gjë nuk ka ndodhur edhe me Mozzik.
Ai është i rezervuar për jetën e tij private dhe në një intervistë për emisionin “Rudina” foli më shumë për këtë.
I pyetur nga moderatorja e emisionit për statusin e tij për momentin, Mozzik tha se është single dhe se do të jetë për të paktën dy vitet në vijim pasi ka vendosur që ti dedikohet plotësisht muzikës.
Mozzik poashtu pranoj se kënga e tij e publikuar në 14 shkurt ishte një këngë lamtumire për të gjithë ata që janë single.
Ndryshe, reperi ferizajas ka paralajmëruar se së shpejti do të vije me një projekt të ri./Indeksonline/